Telegrafi

Milani nis bisedimet me Dortmundin për transferimin e Fullkrug

Sipas raportimeve nga mediat gjermane dhe italiane, Milani ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e reprezentuesit gjerman, Niclas Fullkrug, për të diskutuar rreth mundësisë së një transferimi të mundshëm këtë verë.

Ishin mediat si Sky Sport Italia dhe Sky Sport Germany më saktësisht gazetarët Gianluca Di Marzio dhe Patrick Berger tani kanë konfirmuar se Milani ka nisur kontaktet e para me rrethin e sulmuesit.

Di Marzio shton se frustrimi i Fullkrug është rritur tej mase pas vendimit të Dortmundit për të nënshkruar me Serhou Guirassy, i cili shënoi 28 gola në 28 ndeshje sezonin e kaluar në Bundesliga.

Milani gjithashtu thuhet se po synon një lëvizje edhe për kapitenin e Spanjës, Alvaro Morata, i cili besohet se do te jetë në dispozicion për klauzolën e lirimit që është në vlerë prej 13 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Një tjetër kandidat për sulmin e Milanit është sulmuesi i njohur turk që ka mbetur pa ekip

Megjithatë, ‘Rossonerët’ po eksplorojnë opsione të tjera në sulm për të mbuluar hapësirën që ka lënë veterani Olivier Giroud, i cili u largua në fund të sezonit 2023/2024 në drejtim të MLS.

Milani ishte lidhur gjithashtu me një transferim të mundshëm të ish-reprezentuesit anglez Tammy Abraham nga Roma, por një marrëveshje e tillë do t’u kushtonte atyre rreth 25 milionë euro.

Ditë më parë ishte raportuar se klubi italian ka shprehur interesim edhe për Arda Guler, por duket e vështirë që Real Madridi ta lejojë largimin e tij./Telegrafi/