Milani ka shënuar fitore komode në udhëtim te Verona me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të të Serie A.
Kuqezinjtë ishin shumë dominues në pjesën e parë, duke krijuar disa raste.
Fikayo Tomori, Noah Okofor dhe Christian Pulisic ishin ata që kishin raste, por goli erdhi në minutën e 44-të.
Theo Hernandez arriti të shënonte për 1-0, duke e lënë pa shpresa portierin Lorenzo Montipo.
Gol Theo Hernandezhttps://t.co/pZNc8SJIzE
— Tribun Milano (@Info4_Milanisti) March 17, 2024
Me të filluar pjesa e dytë, Christain Pulisic arriti të shënonte për 2-0.
Gol rebound Pulisichttps://t.co/84qkodYsaR
— Tribun Milano (@Info4_Milanisti) March 17, 2024
Në minutën e 64-të, Tijjani Noslin ngushtoi epërsinë e kuqezinjve, duke shënuar për 2-1.
Por Milani siguroi fitoren në minutën e 80-të me Samuel Chukwueze për 3-1.
Gol pertama Chukwueze di Serie A bersama Milan. Penuh percaya diri 🔥https://t.co/Ctd3Ha0NCj
— Tribun Milano (@Info4_Milanisti) March 17, 2024
Më këtë fitore, Milani përforcon pozitën e dytë në renditje, ku tani me 62 pikë ka tri më shumë se Juventusi që është i dyti. /Telegrafi/