Milani ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Sampdorias në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Ekipi i Stefano Piolit ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marr fitoren e dytë pas asaj ndaj Interit në derbi dhe me këto tri pikët është bërë lider i kampionatit.
Goli i vetëm në këtë fitore të madhe të Rossonerëve u shënua në minutën e tetë nga sulmuesi Rafael Leao, i cili u asistua nga portieri Mike Maignan.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i mysafirëve, Wladimiro Falcone, i cili u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Brahim Diaz dhe Nicola Murru që u notuan me 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/