Roma fitoi si mysafirë i Milanit në San Siro me rezultat 0-2 në Serie A.
Klubi nga kryeqyteti italian ishte më i rrezikshëm, posaçërisht në pjesën e dytë.
Golat për skuadrën e drejtuar nga Eusebio Di Francesco i shënuan Edin Dzeko në minutën e 72-të dhe Alessandro Florenzi (77’).
Më i miri në takim ishte ky i fundit, por paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe:
Dzeko, Radja Nainggolan, Kostas Manolas dhe Lorenzo Pellegrini.
Për vendasit më i miri ishte Andre Silva, por edhe Nikola Kalinic e Fabio Borini.
Ata që dëshpëruan ishin portieri Gianluigi Donnarumma dhe mesfushori turk, Hakan Çalhanoglu.
Ndeshja e ardhme e Milanit është ndaj Interit, kurse Roma pret Napolin. Më poshtë keni notat e lojtarëve nga të dy skuadrat: