Site icon Telegrafi

Milaim Zeka i ashpër me Xhenetën: Si mund të flasësh për brendshmet e banorëve, kjo nuk është lojë

Opinionisti Milaim Zeka ka shprehur një mendim të fortë lidhur me lojën e Xhenetës në Big Brother VIP Kosova.

Ai u shpreh mjaft i rreptë ndaj saj, duke e kritikuar për sjelljen e saj të papërshtatshme dhe fjalorin e ulët.

Zeka e quajti të papranueshme për një banor të permendë çështje personale dhe intime të brendshmeve të banorëve të tjerë, duke shtuar se ai nuk mund ta kuptonte se si Xheneta mund të fliste në atë mënyrë.

Foto: Screenshot/YouTube

“Si mund të permendësh aty brendshmet e banorëve, dhe të thosh se të vjen era brekë?

Ky nuk është qëllimi i këtij spektakli. Kjo është një sjellje e papërshtatshme dhe ka një fjalor shumë të rëndë”, tha Zeka.

Ai theksoi se një sjellje e tillë nuk është e pranueshme në një mjedis të tillë dhe se Xheneta duhet të reflektojë mbi veprimet e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version