Aktorja e njohur, Mila Kunis, ka pranuar se ishte treguar shumë egoiste që nuk e lejoi burrin e saj, Ashton Kutcher, të udhëtonte në hapësirë me një fluturim civil.
Në një intervistë për revistën amerikane, People, nëna e dy fëmijëve ka thënë se ishte shumë e shqetësuar për udhëtimet në hapësirë, sepse kishte frikë se mos i ndodhte diçka tragjike babait të fëmijëve të saj.
“Isha shumë e stresuar dhe i thashë: ‘Nuk mund të shkosh, do të vdesësh. Avioni do të shpërthejë dhe ti do të vdesësh, dhe pastaj do të më lësh me dy fëmijë’”, ka treguar aktorja për problemet e ankthit që e kishin kapluar në atë kohë.
Pasi morën një vendim të përbashkët që Kutcher të mos udhëtonte në hapësirë, ndërsa Kunis ka pranuar pastaj se, siç ka thënë, e urren veten që ia humbi ëndrrën Ashtonit për të udhëtuar në hapësirë.
“Fakti që nuk e lejova burrin tim të realizonte ëndrrën e tij ishte shumë egoiste nga ana ime, por unë jam një nënë e re dhe kisha shumë frikë për sigurinë e tij”, ka theksuar më tej Mila.
Ashton Kutcher supozohej të ishte njëri nga pasagjerët në fluturimin e kompanisë së udhëtimit në hapësirë të miliarderit Richard Branson, por aktori hollivudian ka thënë se me nxitjen e gruas së tij vendosi ta kthente biletën për fluturim hapësinor me Virgin Galactic. /Telegrafi/