Mikhail Gorbachev, lideri i fundit sovjetik që solli përfundimin paqësor të Luftës së Ftohtë, së shpejti do të varroset në Moskë, katër ditë pasi vdiq në moshën 91-vjeçare.
Presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në funeralin për shkak të orarit të ngjeshur të punës, thotë Kremlini.-së,
Megjithatë, kjo shihet gjerësisht si një nënçmim ndaj njeriut që mbikëqyri shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, raporton bbc.
Gorbachev mori pushtetin në vitin 1985, duke prezantuar reforma të guximshme dhe duke hapur BRSS ndaj botës.
Por ai nuk ishte në gjendje të parandalonte kolapsin e bashkimit në vitin 1991 dhe shumë rusë e fajësojnë atë për vitet e trazirave që pasuan.
Jashtë Rusisë, ai respektohej gjerësisht, me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres që tha se ai kishte “ndryshuar rrjedhën e historisë”, dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden e quajti atë një “lider të rrallë”.
Më vonë të shtunën, Gorbachev do të varroset në varrezat më të mëdha të Moskës, Novodevichy, e cila është vendi i fundit i prehjes së shumë rusëve të shquar. Ai do të shtrihet pranë gruas së tij Raisa, e cila vdiq nga leucemia në 1999.
Por ceremonia e së shtunës nuk do të jetë një funeral shtetëror – një shenjë se lidershipi aktual i Kremlinit ka pak interes për të nderuar trashëgiminë e Gorbaçovit. Dihej mirë se Putin dhe Gorbachev kishin një marrëdhënie të tensionuar.
Ai shihet në Perëndim si një arkitekt i reformave që krijoi kushtet për përfundimin e Luftës së Ftohtë në 1991 – një kohë e tensioneve të thella midis Bashkimit Sovjetik dhe vendeve perëndimore, duke përfshirë SHBA-në dhe Britaninë.
Ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1990 “për rolin kryesor që luajti në ndryshimet rrënjësore në marrëdhëniet Lindje-Perëndim”. /Telegrafi/