Mikel Arteta beson se ndryshimi i mentalitetit është një nga arsyet që qëndron pas formës së Granit Xhakës këtë sezon.
Ish-kapiteni i Arsenalit është duke shkëlqyer në këtë edicion, derisa Topçinjtë janë më afër se kurrë më parë që të fitojnë titullin e ligës, që u mungon nga viti 2004.
Xhaka ka lulëzuar nën urdhrat e Artetas, derisa ka katër gola dhe një asist në emrin e tij nga pesë ndeshjet e tij të fundit si për klubin ashtu edhe për kombëtaren.
Kur Arteta u pyet për sekretin e formës së Xhakës përpara ndeshjes së madhe të kësaj fundjave me Liverpoolin, spanjolli këmbënguli se një mori faktorësh kanë luajtur një rol në rilindjen e mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane.
“Ndryshoi. Mentaliteti. Ndjehet i aftë për ta bërë këtë, të kuptuarit se ku duhet të pozicionohet në momentet e duhura, të stërvitet çdo ditë. (Ai është) i gatshëm të përmirësohet dhe të mbështesë ekipin në fushat që ne ndjemë ishte e nevojshme që skuadra të bënte një hap tjetër përpara në mënyrën tonë të lojës”.
Sezoni më i mirë ndonjëherë i Xhakës paraqet një kthesë të jashtëzakonshme për mesfushorin, pozicioni i të cilit në klub dukej i paqëndrueshëm në vitin 2019, kur ai u tund nga vërshëllimat e tifozëve gjatë mbretërimit të Unai Emery.
Por Xhaka ka zbuluar se ishte Arteta ai që e bindi për të qëndruar te Arsenali dhe t’ua dëshmonte të kundërtën tifozëve.
Arsenali është aktualisht tetë pikë më shumë se Manchester City në krye të tabelës së Ligës Premier ndërsa tri pikë do t’u duhen në duelin e së dielës me Liverpoolin. /Telegrafi/