Ata janë një nga çiftet më të komentuara në showbizin shqiptar dhe jo më kot.
Bëhet fjalë për dyshen e estradës: Mihrije Brahën dhe Naim Abazin, të cilët shpesh kanë rrëfyer të pathëna nga jeta e tyre, njohja e takimet e para.
Artistët së fundmi ishin pjesë e programit “Shija e Anës”, teksa Mihrija iu përgjigj njërës prej pyetjeve se kush e bëri hapin e parë gjatë takimit të tyre.
“Unë isha ajo e para që e kam ndjerë dashurinë për Naimin, fillimisht ma mori zemrën me zërin e tij duke e dëgjuar në radio”, u shpreh ajo.
Në një intervistë të mëparshme, të njëjtit zbuluan se Shën Valentinin e parë e kishin festuar në Amerikë, kurse puthjen e parë e dhuruan në një veturë të prishur.
Yjet e famshëm duhet theksuar se sivjet kanë bërë 30 vite martesë.
Mihrija dhe Naimi po ashtu janë prindër të një djali të quajtur, Plator. /Telegrafi/