Sezoni i pushimeve ka bërë që shumë yje të njohura të publikojnë imazhe, në të cilat kanë pozuar me bikini.
Kjo frymë e ka përfshirë edhe këngëtaren e mirënjohur, Mihrije Braha, e cila i ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale.
E veshur me kostum larjeje, ajo ka treguar edhe një herë se “mosha e ka harruar”.
Natyrisht se ndjekësit e saj në Instagram janë mahnitur nga dukja e këngëtares.
Kujtojmë që edhe në xhirimet e videoklipit të këngës “Jam nxon”, Mihrija kishte ardhur në skena që vinin në pah figurën e saj trupore.
Videoklipi i asaj kënge ishte xhiruar në bregdetin shqiptar, kurse këngëtarja kishte marrë komplimente për dukjen e saj.
Ndryshe, kënga “Jam nxon” ishte realizuar nga DJ Cimi, i cili e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë muzikën. /Telegrafi/