Artistët Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj, Naim Abazi, kanë qenë të ftuar në emisionin Shiko kush luan”, ku që në minutat e para, programi u nis me të qeshura dhe epiqendra e tyre ishin batutat që çifti bënte me njëri-tjetrin.
Publiku ishte shumë i çiltër, por në programin e Luana Vjollcës, ata treguan shumë më tepër. Loja “Mos mba me hatër” i vuri përballë zgjedhjeve të vështira.
Të dy duhet të zgjidhnin një personazh të njohur për t’u martuar. E ndërsa Naimi zgjodhi Mimoza Shkodrën mes shumë batutash me njëri tjetrin, Mihrija zgjodhi Danin, transmeton Top Channel.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte historia e ngjashme me filmin “Indecent Proposal”, ku aktores Demi Moore iu ofruan një milion dollarë për një natë, por në këtë rast protagoniste ishte Mihrija, e cila e kishte refuzuar këtë ofertë.
Pasi ajo tregoi këtë, batuta e Naimit shkaktoi shumë të qeshura në studio: “Ja pra me mua ka refuzuar një milion dollarë, na humbi edhe lekët, ndërsa martohet me Danin për 10 pikë”.
Deri në fund ata treguan qartë që dashuria, besimi, humori dhe mbështetja që i japin njëri-tjetrit i bëjnë të jenë model për t’u ndjekur.
Loja me tullumbace që për personazhe të tjerë që nuk e kanë lirshmërinë e tyre do të dukej e papërshtatshme ata i bëri edhe më të dashur për publikun.
Mihrija në lojën “Ndaje ose pije” tregoi që dhurata më e shtrenjtë është makina 29 mijë euro, por nëse i pyesje për kolegë ata zgjodhën të pinin.
Ky fakt tregoi që janë të kujdesshëm me miqtë dhe shumë të çlirët në batuta me njëri-tjetrin. Ndoshta kjo është edhe një nga pikat e forta të martesës së tyre.