Pas blerjeve të Loris Karius dhe Alex Manninger, portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet ka një ‘luftë’ për të mbajtur vendin e tij në portë, por ai nuk do të heqë lehtë dorëzat e tij nga dorë.
Portieri belg ka folur për situatën e tij te Liverpooli, pas transferimit të dy portierëve nga gjiganti anglez.
“Unë jam i mësuar për të konkurruar për vende, kjo ka ndodhur gjatë dy sezoneve të fundit dhe kjo kishte ndodhur edhe në ekipet e mëparshme ku unë kam qenë pjesë e tyre”, deklaroi Mignolet për The Mail, transmeton Telegrafi.
“Është e njëjta gjë me ekipin kombëtar. Nëse ju doni atë, ju duhet të shkoni të luftoni që ta merrni atë”.
Mignolet u bashkua nga Sunderland në vitin 2013 dhe ka bërë 149 paraqitje për klubin nga Merseyside në të gjitha garat.
Megjithatë, 28-vjeçari ka bërë disa gabime të theksuara dhe të cilat kanë lënë tifozët në pikëpyetje nëse vërtetë duhet të jetë numri një i portës. /Telegrafi/