Site icon Telegrafi

Mickoski ka porositur Mitchell se për OBRM-PDUKM-në marrëveshja me Greqinë është e papranueshme

Anëtarësimi në NATO dhe BE është interes strategjik dhe shtetëror, por marrëveshja me Greqinë është e papranueshme për OBRM-PDUKM-në dhe është jashtë principeve dhe parimeve të saj, ka thënë Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickosi në takimin me ndihmës Sekretarin Shtetëror të ShBA-ve për Evropë dhe euro-Azi, Wess Mitchell.

Në takim, ashtu siç kumtoi partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM, Mickoski ka thënë se OBRM-PDUKM-ja mbetet në qëndrimin se nuk e pranon marrëveshjen e arritur me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se integrimi euro-atlantik i vendit është faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe se është e nevojshme përkrahja në drejtim të reformave që janë të rëndësishme në arritjen e atyre qëllimeve./Telegrafi/

Exit mobile version