Pronari i Charlotte Hornets, Michael Jordan humbi 500 milionë dollarë në vetëm tre sekonda pasi klubi i tij nuk mori basketbollistin francez Victor Wembanyam në draftin e NBA.
Domethënë, San Antonio Spurs fitoi lotarinë e sivjetme të NBA-së dhe kështu fitoi të drejtën për të bërë zgjedhjen e parë, e cila sigurisht do të jetë një qendër e mrekullueshme 220 centimetra e gjatë, i shkëlqyer nën kosh, por edhe jashtëzakonisht kreativ.
Charlotte Hornets ishte një nga dy skuadrat me një shans për të nënshkruar me perspektivën e madhe franceze, por nuk rezultuan fitues.
Fatkeqësisht për Jordanin, siç ka ndodhur që nga blerja e ekipit në vitin 2010, fati nuk ishte në anën e Hornets. Dështimi për të marr Wembanyan jo vetëm që uli me siguri aftësinë e tyre për të forcuar ekipin, por edhe vlerën e tyre neto.
Siç shkruan ESPN, çdo skuadër që do të nënshkruante kontratë me të riun francez do ta rriste menjëherë vlerën e klubit për 497 milionë dollarë.
Kështu që Hornets duhej të kënaqeshin me zgjedhjen e dytë, që ndoshta do të jetë Scoot Henderson.
What should the Charlotte Hornets do with the No. 2 overall pick? 🤔
Scoot Henderson or Brandon Miller?
Some of the @NoCeilingsNBA crew dives into this question and shares their thoughts 🗣️ #NBADraft | #LetsFly https://t.co/gqKjbbTPMF
— No Ceilings (@NoCeilingsNBA) May 18, 2023
Meqë ra fjala, Wembanyama është lojtar i Metropolitan, koshashënuesi më i mirë (21.8 pikë), kërcime (10.3) dhe bllokada (3.0) i ligës franceze dhe u prezantua në Amerikë me lojëra të shkëlqyera në Las Vegas. /Telegrafi/