Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të ‘Play-In’ në Konferencën e Lindjes dhe të Perëndimit dhe tanimë janë mësuar edhe skuadrat përfundimtare që kanë siguruar një biletë për ‘Play-Off’ në NBA.
Minnesota Timberwolves e ka mposhtur pa shumë telashe Oklahoma City Thunder me rezultat 120-95, derisa në Lindje, Miami Heat ka triumfuar përballë Chicago Bulls me 11 pikë diferencë 102:91.
Me Timberwolves dhe Heat që kanë marrë biletat e fundit, tanimë janë mësuar edhe 16 skuadrat që do të jenë pjesëmarrëse në ‘Play-Off’ në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Lideri i Konferencës së Perëndimit, Denver Nuggets do të përballet në raundin e parë me Minnesota Timberwolves, derisa duel i zjarrtë pritet të jetë ai mes Memphis Grizzlies dhe LA Lakers.
Sacramento Kings dhe Golden State Warriors do të jetë dueli tjetër, ndërsa Phoenix Suns dhe LA Clippers është një nga duelet më interesante që pritet në këtë raund të garave.
Ndërkohë në Lindje, lideri Milwaukee Bucks do të ndeshen me Miami Heat, derisa Boston Celtics do të ketë punë me Atlanta Hawks.
Dy duele shumë interesante në rrethin e parë do të jenë Philadelephia 76ers – Brooklyn Nets dhe Cleveland Cavaliers – New York City. /Telegrafi/