Site icon Telegrafi

Metoda e famshme e “lundrimit”, si ta kuptoni nëse vezët janë prishur

Nëse ndonjëherë jeni gjendur në një situatë ku nuk e keni ditur se a kanë vezët akoma afat, nuk jeni të vetmit.

Ne mund të harrojmë se kur i kemi blerë ato, pavarësisht se i mbajmë për çdo rast për t’i konsumuar.

Shumica e paketimeve mund të kenë edhe afatin e shënuar të skadencës, por edhe nëse e keni hedhur tutje, nuk ka problem.

Është e vërtetë që me kalimin e kohës, cilësia e një veze fillon të bjerë. Sidoqoftë, një vezë “dëmtohet” vetëm kur fillon të dekompozohet për shkak të baktereve ose mykut. Kur dyshoni, ka disa metoda për të ndihmuar në përcaktimin nëse vezët mund të jenë të sigurta për t’u ngrënë.

Njëra ndër to është metoda e famshme e “lundrimit”.

Ky test është një nga metodat më të njohura për të kontrolluar nëse një vezë është e mirë apo e keqe.

Kjo është gjithashtu një metodë e zakonshme për përcaktimin e moshës së një veze të fekonduar.

Për të kryer testin e “lundrimit”, vendoseni butësisht vezën tuaj në një tas me ujë. Nëse veza fundoset, ajo është e freskët. Nëse anon lart apo edhe noton, është e vjetër.

Kjo ndodh për shkak se derisa një vezë vjetrohet, xhepi i vogël i ajrit brenda saj rritet më shumë ndërsa uji lëshohet dhe zëvendësohet nga ajri. Nëse xhepi i ajrit bëhet mjaft i madh, veza mund të notojë.

Megjithatë, kini parasysh se mund të ketë raste kur një vezë mund të jetë ende e keqe edhe nëse fundoset dhe një vezë që noton mund të jetë për t’u ngrënë. /Telegrafi/

Exit mobile version