Pas lajmit se Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për Ilir Metën, kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar duke sulmuar kreun e prokurorisë Arben Kraja.
Në një postim në Facebook, Meta e ka quajtur Krajën “spurdhjak i partisë” që ka vendosur ti shërbej “mafies së inceneratorëve”.
Ish-presidenti ka sulmuar edhe reformën në drejtësi duke e quajtur “Ramaforma”.
“Meqenëse spurdhjaku i partisë ka vendosur t’i shërbejë hapur mafies së inceneratorëve në panik ju lutem njihuni edhe me një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës. Shtatori po vjen dhe Drejtësia e Popullit nuk do ndalet më! Ramoviçin asgjë nuk e shpëton dot më!”, ka thënë Meta. /Telegrafi/