Ylli i Fenerbahçes, Mesut Ozil po përgatitet të zgjerojë markën e “M10”.
Mesfushori turk po hyn në botën e kriptovalutave duke krijuar një monedhë dixhitale.
Lojtari, i cili nxori markën e veshjeve M10Streetwear vitin e kaluar, ngjalli kureshtje me postimin e fundit “Gjëra emocionuese së shpejti”.
Exciting things coming soon 👀 #NewProfilePic pic.twitter.com/UBeioaZ4LC
— Mesut Özil (@M10) October 9, 2021
Gazeta TheSun shkroi se emri i yllit do të njoftojë zyrtarisht kriptomonedhën në treg në ditët në vijim.
Mesut, i cili ka afro 100 milionë ndjekës në mediat sociale, ndjek hapat e Keisuke Honda dhe James Rodriguez, të cilët më parë u hapën në botën e kriptove.
Mesut Özil kohët e fundit krijoi një qendër të re stërvitore futbolli në qytetin e Bradford për të rritur pjesëmarrjen e qytetarëve të Azisë Jugore që jetojnë në Angli. /Telegrafi/