Site icon Telegrafi

Messi dhe Ronaldo zbulojnë emrat e kundërshtarëve më të fortë me të cilët janë përballur

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë folur të dy në lidhje me mbrojtësit më të fortë me të cilët u ndeshën gjatë karrierës së tyre shumëvjeçare.

Si ylli i Juventusit, ashtu edhe kapiteni Barcelonës kanë fituar një numër të madh trofesh gjatë rrugës për të vendosur veten si dy nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Por, Ronaldo dhe Messi gjatë karrierës së tyre kanë hasur në mbrojtës të fortë dhe të dy kanë zbuluar emrat e kundërshtarëve më të fortë që kanë hasur.

Lexo po ashtu Gara për Këpucën e Artë 2019-20: Messi, Ronaldo dhe shënuesit më të mirë të Evropës

“Lojtarët që më markojnë nuk më shqetësojnë – ju e dini që do të ketë ndeshje të vështira dhe mund të jetë e çuditshme të keni gjithmonë dikë rreth jush”.

“Në të vërtetë, nuk më ka ndodhur shpesh. Nuk më shqetëson, por është e çuditshme”.

“Pablo Maffeo i Girona ishte markuesi më i fortë. Përballja me të ishte intensive”.

Messi në duel me Maffeon

“Asnjëherë nuk kam qenë ai që ankohet. Mendoj se kontakti fizik dhe goditjet janë pjesë e lojës”.

“Acarohem kur luaj keq dhe zemërohem pak. Por, nëse nuk jam duke luajtur keq, nuk është problem, është pjesë e lojës dhe nuk e marr atë personalisht”, ka thënë Messi për DAZN.

Ndërkohë, Ronaldo i cili ka luajtur në Ligën Premier, Serie A, La Liga në karrierën e tij me klub ka zgjedhur një emër të njohur si kundërshtarin më të fortë.

Ronaldo ndaj Cole

“Me kalimin e viteve kam pasur disa beteja të shkëlqyera me Ashley Cole, ai nuk ju jep asnjë sekondë për të marrë frymë”.

“Ai ishte një lojtar shumë këmbëngulës kur ishte në kulmin e tij, i shpejtë, i ashpër në ndërhyrje. Ju e dini se nuk do të ishte kurrë një lojë e lehtë ndaj tij”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version