Site icon Telegrafi

Mesazhet e Guardiolës për italianët përpara finales së Ligës së Kampionëve kundër Interit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u shfaq duke ‘tallur’ futbollin italian përpara finales së sotme të Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Guardiola kaloi disa vite në Gadishull si futbollist, duke luajtur për Brescian dhe Romën në Serie A.

Spanjolli diskutoi qasjen e skuadrave italiane në fillim të kësaj jave gjatë ditës së mediave të Manchester City në qendrën e tyre stërvitore.

Lexo po ashtu "Shumë projekte janë shkatërruar nga ndjekja e trofeut të Ligës së Kampionëve" - Guardiola tregon tërthorazi se çfarë e pret Interin në finale

“Ju (italianët) ndiheni rehat duke thënë se nuk jeni favoritë, por ne thjesht e pranojmë atë dhe nuk mund të bëjmë asgjë më shumë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

“Ne duam të fitojmë, por të gjithë e dimë se Interi dëshiron të njëjtën gjë. Italia është e fortë në çdo garë”.

Pep tha më shumë gjatë intervistave të së premtes para ndeshjes. Këtë herë, ai foli me Alex Del Piero dhe Paolo Di Canio, dy nga ekspertët e Sky Sport Italia.

Lexo po ashtu Man City – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i finales së Ligës së Kampionëve

“Italianët në këto situata janë shumë të mirë. Ne e dimë se kur rezultati është 0-0, ata do të mendojnë se po fitojnë dhe ne po humbasim”, tha ai.

“Nëse pranojmë një gol, nuk duhet të mendojmë për të shënuar tre, por vetëm një për të barazuar. Duhet të jemi të qetë dhe të vuajmë në momentet e këqija. Ne e dimë se do të ketë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version