Lëvizja konservatore “Tonët” ka vendosur në qendër të Beogradit pankarta në të cilat janë vendosur fotografi të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe njeriut më të pasur në botë Elon Musk.
Por aty nuk ka munguar edhe një slogan “Make Serbia Great Again” (Ta bëjmë Serbinë sërish të madhe), shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Make Serbia Great Again pic.twitter.com/NOF6qy5YnF
— Конзервативни покрет “Наши” (@nasisrbija) November 11, 2024
Dhe ndërsa konservatorët po bëjnë një fushatë që bën thirrje të tillë, “shumë qytetarë dhe analistë besojnë se kjo përmbajtje mund të çojë në baza të mjaftueshme për qëndrime ekstreme”
Ndërkohë në disa profile në platformën X janë publikuar foto të pankartave, që thuhet se janë vendosur në Beograd dhe Novi Sad.
“Make Serbia Great Again” posters with a map of Greater Serbia have been put up in Belgrade by the Kremlin-aligned far-right movement “Ours”:pic.twitter.com/KZP1ZaR3mx
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) November 11, 2024
Mbishkrimi thuhet se përfaqësonte dedikimin e sloganit të Donald Trump “Make America Great Again”, por në këtë kontekst aludon për formimin e “Serbisë së Madhe”, thekson klix.ba.
Në “kufijtë e Serbisë së Madhe” përfshihen Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, si dhe një pjesë e Kroacisë. /Telegrafi/