Kontraceptimi, produktet sanitare, stilet e flokëve. Jeta duket të jetë më e shtrenjtë për femrat.
Kur është fjala për produktet e periodave, si tamponët dhe manaret, femrat duket se shpenzojnë mjaft shumë, transmeton Telegrafi.
Brendi “Intima” ka kryer një anketim për të parë se sa mesatarisht shpenzon para një person në produkte të cilat nuk mund të ripërdoren.
Rezultatet kanë zbuluar se mesatarisht një femër i shpenzon rreth 15 euro në muaj në produkte menstruale.
Kjo i bie mesatarisht 6,000 euro gjatë jetës së një femre – pra mes moshës 12 dhe 52 vjeçare.
Femrat e anketuara kanë thënë se produktet menstruale duhet të jenë të vendosura falas në shkolla, kolegje, universitete dhe në vende të punës. /Telegrafi/