Derbi mes Liverpoolit dhe Tottenham Hotspur në Ligën Premier përfundoi me rezultat 2-2.
Ishte një ndeshje e bukur me raste nga të dy anët, por takimi në Anfield nuk dha fitues.
Goli i parë në takim erdhi nga Mohamed Salah në minutën e tretë dhe më këtë rast egjiptiani u bë lojtari i parë në histori të Liverpoolit që arrin të shënojë më shumë se 20 gola në 25 ndeshjes.
Në minutën e 80-të rezultati u barazuan me anë të Victor Wanyamas, i cili me një goditje të fuqishme nga distanca mposhti Loris Kariusin.
Shtatë minuta më vonë gjyqtari akordoi një penallti për mysafirët, e cila ngjalli shumë pakënaqësi te vendasit, por për fat të mirë të tyre gjuajta e Harry Kane u mbrojt nga Karius.
Salah ishte ai që në minutën e dytë shtesë të lojës i dha epërsinë Liverpoolit për herë të dytë në takim.
Kur të gjithë menduan se Reds do të fitojnë, në skenë dolën edhe një herë gjyqtarët duke i dhënë edhe një penallti Spurs. Dhe normalisht që këtë herë Kane nuk gaboi nga pika e bardhë.
Kjo përballje tregoi edhe se VAR-i është i nevojshëm edhe në kampionatin elitar anglez.
Pas këtij barazimi Liverpooli renditet në vendin e tretë me 51 pikë, kurse Tottenhami dy pozita më poshtë me 49 pikë. Në xhiron tjetër skuadra e Jurgen Klopp do të luajë ndaj Southampton, kurse Tottenhami kundër Arsenalit. /Telegrafi/