Site icon Telegrafi

Mertens refuzon Juventusin shkaku i besnikërisë ndaj Napolit

Dries Mertens ka refuzuar një transferim te Juventusi pasi ai nuk dëshiron të bëhet një tradhtar i Napolit.

Sulmuesi belg është një lojtar i lirë pasi u largua nga Napoli në fund të sezonit të kaluar dhe është në kërkim të një klubi të ri.

Raportet e fundit sugjeruan se Juve e kishte kthyer vëmendjen e tyre te Mertens ndërsa ata vazhdojnë ndjekjen e tyre për një tjetër sulmues për shkak të zhgënjimit të tyre në përpjekjen për të rënë dakord për një marrëveshje me Atletico Madrid për Alvaro Morata.

Lexo po ashtu Napoli i jep lamtumirën legjendës Dries Mertens me një video emocionuese

Por, sipas La Gazzetta dello Sport, Mertens ka refuzuar një ofertë prej pesë milionë eurosh nga Bianconerët për shkak të besnikërisë së tij ndaj Napolit.

Mertens është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Napolit me 148 gjithsej që kur u bashkua nga PSV Eindhoven në vitin 2013.

35-vjeçari është i ngulitur në kulturën napolitane dhe ka marrë pseudonimin “Ciro” – një emër i zakonshëm në Napoli – një simbol që qyteti e ka adoptuar atë si të tyren. /Telegrafi/

 

Exit mobile version