Ish-mercenarët e grupit Wagner me bazë më parë në Bjellorusi, raportohet se kanë nënshkruar kontrata me ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe janë zhvendosur në frontin lindor në Ukrainë.
Disa prej këtyre mercenarëve janë ridrejtuar gjithashtu në Afrikë, raportoi Ukraine Pravda, duke cituar Illia Yevlash, zëdhënës i Grupimit Lindor të Forcave.
Yevlash vuri në dukje se niveli i tyre i kërcënimit ishte zvogëluar që nga vdekja e udhëheqësit të tyre kryesor, Yevgeny Prigozhin, shkruan skynews.
“Ish-anëtarët e kompanisë ushtarake private Wagner tani janë aktualisht të pranishëm në territorin e Grupit Lindor të Forcave”, tha ai.
“Ata po marrin pjesë në luftime. Konkretisht, ata vijnë nga territori i Bjellorusisë, ku kishin kampet e tyre. Ata tani janë duke u shpërndarë”, pohoi Yevalsh.
Ai shtoi se këta ushtarakë janë bashkuar në njësi të ndryshme – me disa që shkojnë në Afrikë, ndërsa të tjerët kanë dhënë dorëheqje nga kontratat me ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe po marrin pjesë në luftë në kapacitete të ndryshme, duke përfshirë si instruktorë.
Ndryshe, Prigozhin ka ndërruar jetë muajin e kaluar pas një aksidenti me aeroplan. /Telegrafi/