Në një rrugë të Zaragozës në Spanjë, një muzikant e ka treguar mënyrën unike të ekzekutimit në bateri.
Derisa në sfond dëgjohej një muzikë nga altoparlantët, ai hidhte shtizat në bateritë që i kishte përballë, transmeton Telegrafi.
Shumë njerëz janë mbledhur për të përcjellë këtë ekzekutim të veçantë, ku ai nuk e humbë ritmin për asnjë moment.
Ai i ka hedhur nga tri shkopinj njërin pas tjetrit, si dhe ka qëlluar në çepare pa e ndalur goditjen e pedalit të këmbës.
Shikoni në videon e postuar se si reagon publiku, kur muzikanti e përfundon shfaqen e tij interesante. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qJbtD032fX8