Shfaqja e hershme e menstruacioneve ndërlidhet me një rrezik më të lartë të tipit 2 të diabetit, por indeksi i masës trupore (BMI) mund të ndërhyjë në këtë lidhje.
Çdo vit në vonesë të menstruacioneve të para ndërlidhet me 6% rrezik më të ulët të shfaqjes së diabetit, transmeton Telegrafi.
Ekspertët kanë thënë se shfaqja e hershme e menstruacioneve (në moshën 14 vjeçare) ndërlidhet me sëmundjen e diabetit në vitet më të vonshme të jetës, e që me shumë gjasë nxitet edhe nga indeksi i masës trupore.
Edhe nutricioni dhe pesha gjatë fëmijërisë luajnë rol në këtë ndërlidhje.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Menopause”. /Telegrafi/