Atletico Madridi ka shënuar futore minimale 1-0 ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së 21-të në La Liga.
Ishte minuta e 18-të e takimit kur vendasit kërkuan penallti për një rrëzim në zonë nga mbrojta e Los Cholchoneros ndaj Gabriel Viega, por gjyqtari sinjalizoi se ndeshja duhej të vazhdonte.
Një minutë më vonë, Marcos Llorente krijoi shansin e parë serioz, por goditja e tij u bllokua.
¡Tuvo el primer gol en sus botas Marcos Llorente!
• #AúpaAtleti • #CeltaAtleti • #LaLigaHighlights • pic.twitter.com/V69FKW4y85
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 12, 2023
Në minutën e 48-të, Alvaro Morata u fut në zonën e Celtas, por që portieri Ivan Villar bëri një pritje fantastike.
Iago Aspas (59’) bëri nj harkim brenda zonës së Atleticos, mirëpo Jan Oblak ishte i vëmendshëm dhe e kapi topin.
Atletico mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Stefan Savic bëri një ndërhyrje të ashpër dhe u ndëshkua me karton të kuq.
¡GOOOOOOOOL! ⚽⚽⚽⚽⚽ pic.twitter.com/UIHKCk0BI5
— Atlético de Madrid (@Atleti) February 12, 2023
Edhe pse me një lojtar më pak në fushë, Atletico Madridi ia doli t’i fitonte tri pikë, me golin e realizuar nga Memphis Depay në minutën e 89-të.
Atletico Madridi gjendet në vendin e katërt me 38 pikëm një më pak se Real Sociedadi, gjersa në xhiron e 22-të do kenë punë me Bilbaon. /Telegrafi/