Derisa po e rregullonte një makinë të dëmtuar, një mekanik nga Rumania, pësoi një aksident të pazakontë, pikërisht me një pjesë që është krijuar që ta shpëtojë shoferin në rast aksidenti.
Në momentin që po kontrollonte në pjesën e përparme, të një makine të demoluar në tërësi, atij iu hap airbagu në kokë, transmeton Telegrafi
Aktivizimi i airbagut e la mekanikun rumun shumë të habitur, sa që vazhdonte ta shikonte, derisa e fërkonte kokën nga dhimbja që ia shkaktoi.
Ky moment qesharak, është pëlqyer shumë pasi pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale dhe morën shumë pëlqime. /Telegrafi/