Kanë kaluar pothuajse dy muaj që kur Mason Greenwood u lirua nga akuza për sulm seksual ndaj partneres së tij aktuale, por është ende e pasigurt se çfarë do të ndodhë me karrierën dhe kontratën e tij te Manchester United.
Në kohën e akuzave kundër Greenwood, anësori i ri ishte lojtari më premtues i Ligës Premier dhe një debutues për ekipin kombëtar të Anglisë.
Megjithatë, ai ka kaluar më shumë se një vit në paraburgim me akuzën e sulmit seksual ndaj një femre dhe tani është e diskutueshme nëse ai do të kthehet në futboll dhe cila është e ardhmja e tij në Manchester United.
Edhe pse u lirua nga të gjitha akuzat, Greenwood nuk do të kthehet në Manchester United të paktën deri në fund të sezonit.
Ky është vendimi i fundit nga Old Trafford, raportojnë mediat angleze.
Përkatësisht, Manchester United vendosi të bëjë një hetim të brendshëm në klub për Greenwood, pas së cilës do të bëhet e qartë se çfarë do të ndodhë me kontratën dhe karrierën e tij. Vendimi nuk do të merret deri në fund të sezonit.
Manchester United have reportedly informed Mason Greenwood as to when the footballer will be allowed to return to training at the club. 👀
More here ▶ https://t.co/epUKRijUPk pic.twitter.com/KPjaFuIl7O
— KickOff Online (@KickOffMagazine) March 31, 2023
Sigurisht që është një goditje e rëndë për futbollistin e ri që shpresonte të rikthehej në fushë pasi u lirua nga akuzat e rënda.
Dyshohet se ai mund ta vazhdojë karrierën në Turqi te gjiganti Fenerbahçe, por ende nuk ka diçka konkrete. /Telegrafi/