Festivali Ndërkombëtar i Artit të Rrugës premton një transformim të Prishtinës përmes ngjyrave si kurrë më parë.
Ky ngjyrim i Prishtinës do të jetë nga “Meeting of Styles Kosovo” dhe fillon nga 28 qershori dhe do të vazhdon deri më 30 qershor 2024, në lagjen Arbëria ( ish – Dragodan), transmeton Telegrafi.
Tema e këtij viti është “Educate to Elevate”, dhe siç e pohon organizatori i këtij edicioni Agon Xhelili, festivali do të ofrojë laramani përformancash të cilat premtojnë atmosferë.
“Nga fillimi i janarit vendoset data e “Meeting of styles” që ndodh në 30 shtete diku në çdo vikend, organizohet në ndonjë qytet të Evropës, diku në shtator fillon edhe në Amerikën latine e Kosova është një prej vendeve që e organizon Meeting of styles”. Tash edicioni i 8 veç po fillon, festivali kthehet në tunelin këtu në Dragodan. Ku në 2019 ka qenë hera e parë që e kemi shndërrua këtë vend që ka qenë i pa qasshëm edhe me kalua. Sot e kemi më lehtë pak për shkak të punës që është bërë atë kohë. Dhe tani janë përgatitjet që veç kanë fillua në terren me rregullime”, tha ai për Telegrafin.
E ky festival premton që do të sjellë shumë artist të huaj për të përformuar në Kosovë, ku shumica prej tyre janë nismëtarë të këtij festivali.
“Festivali arteria kryesore është thirrja e mbi 100 artistëve është përfundua me sukses, i kemi të konfirmuar diku 126 artistë që do të vijnë më duket nga 27 shtete të ndryshme. Gjithçka është gati për ti akomoduar, për ti pritur për më së miri dhe të vijnë për 3 ditë këtu… Kem G vjen nga Anglia, prej Gjermanisë janë dytë që kur them legjenda nënkupton janë pionieret e kësaj lëvizje që nga kurë ka fillua, janë diku 56 ose 57 vjeçarë”, shprehet Xhelili.
Përveç të shndërrimit të këtyre mureve në vepra dhe koncerteve për të rritur, në festival do të ketë edhe aktivitete për fëmijë.
“Kemi aktivitete duke u nisë prej fëmijëve të rinjë ka me pasë gara të grafitit ka me pasë një aktivitet me art me riciklim ku kanë me përdorë materiale të ndryshme për me krijua skulptura e instilacione. Gjithashtu edhe festivali gjithmonë e sjellë një program me muzikë për qytetarë po ashtu edhe për artistët pjesë marrës që i kemi”, tha ai.
Sikurse edhe viteve të tjera “Meeting of Styles”, ka zgjedhur një temë për të trajtuar e që përmes saj synohet motivimi i audiencës.
“Çdo vit zgjidhet një koncept një topikë një temë ku është e përbashkëta e krejt “Meeting of styles” në çfarë do shteti që janë edhe për këtë edicion “Educate to Elevate” është pa si një temë shumë e rëndësishme për me trajtua e tash artistët secili në formën e vet ka me pru në mënyrë vizuale me paraqitë një mesazh apo ndonjë imazh motivues”, përfundon ai./Telegrafi/