Mediet serbe të cilat bashkëpunojnë pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiq edhe kësaj radhe vazhdojnë të gënjejnë duke shtrembëruar deklaratat e gazetarëve të medieve në Kosovë.
“Redaktori i portalit shqiptar mezi pret protestat në Beograd”, është titulli i B92, medie e afërt me regjimin e Vuçiqit, duke gënjyer lidhur me postimin e bërë në Twitter nga kryeredaktori i Telegrafit, Muhamet Hajrullahu.
Hajrullahu në profilin e tij, duke publikuar një foto nga protesta kundër Vuciqit në Beograd, ka shkruar se “ja paskan dridh themelin Vuçiqit në Beograd sot, po get i ka ardhur fundi”, në vend “Dridhet Vuçiqi, i erdh fundi” që pohohet nga B92.
Ja paskan dridh temelin Vuçiqit në Beograd sot, po get i ka ardh fundi. pic.twitter.com/ObiM9s1YYY
— Muhamet Hajrullahu (@MetiHajrullahu) May 27, 2023
Pas këtij lajmi, Hajrullahu ka kërkuar nga kjo medie që mos t’i keq transmetohen deklaratat, e që herave tjera të mos përdoret Google Translate në përkthimin e citateve.
“Hej, B92 ‘faleminderit’ për vëmendjen tuaj! Por herën tjetër kur të më citoni, të paktën gjeni një përkthyes të mirë dhe bëjeni atë profesionalisht – nëse e dini se çfarë është citimi profesional. Mos i përktheni tweetat e mia në Google Translate dhe ndaloni duke bërë lajme të rreme”, thuhet në reagimin e tij.
Hey @b92english 'thank' for your attention! But next time when you quote me, at least find a good translator and do it professionally – if you know what professional quoting is.
Don't google translate my tweets 😀 and stop doing fakenews https://t.co/xCXm6W5o5d pic.twitter.com/X9cuTI6ZPF— Muhamet Hajrullahu (@MetiHajrullahu) May 28, 2023
Kujtojmë se gjatë të shtunës, në qendër të Beogradit, dhjetëra mijëra persona protestuan nën sloganin “Serbia kundër dhunës”. Kjo protestë u thirr nga opozita dhe është e katërta e këtij lloji që organizohet në Serbi, për të kundërshtuar përgjigjen e Qeverisë pas dy sulmeve masive që ndodhën në maj në këtë shtet, kur u vranë 18 persona. /Telegrafi/