Me titujt “Rusët në Kyiv… ukrainasit kërkojnë mëshirë”, “Zelensky është në prag të kapitullimit” dhe “Neonazistët ukrainas rrëmbyen 100 kamionistë serbë”, janë disa nga titujt që mediet pro-qeveritare në Serbi propagandojnë rreth agresionit ushtarak rusë në Ukrainë.
Sipas stilit të propagandës së Kremlinit, këto medie vazhdojnë të dezinformojnë lidhur më gjendjen në Ukrainë.
Lidhur me këtë, analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq ka reaguar duke shkruar në Twitter se mediet e regjimit në Serbi janë në rënie.
While international media report on the faltering Russian invasion in Ukraine and their war crimes vs civilian populations, in Serbia’s regime tabloids up is down. “Russians in Kyiv…Ukrainians beg for mercy,” says Informer, “Zelenskyy on brink of capitulation,” claims Objektiv. pic.twitter.com/3vzz6IzGyg
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) February 28, 2022
“Derisa mediet ndërkombëtare raportojnë për pushtimin rus në Ukrainë dhe krimet e tyre të luftës kundër popullatës civile, në regjimin e Serbisë tabloidet janë në rënie. ‘Rusët në Kyiv… ukrainasit kërkojnë mëshirë’, thotë Informer, ‘Zelensky është në prag të kapitullimit’, pohon Objektiv”, shkruan Mujanoviq, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, për ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi mediet e kontrolluara nga Qeverisë vazhdojnë dezinformimin pro-rus.
G’morning! #Serbia gov-controlled media continuing pro-Russian disinfo. Headlines: “#Putin doesn’t give up an inch, war finishes when #Ukraine gives up @Nato” “Ukrainian neonazis kidnapped 100 Serbian truckers” “Serbia threatened with Maidan by @carlbildt, @JBugajskiUSA & co” pic.twitter.com/mWwwy4RvUF
— Petrit Selimi (@Petrit) March 1, 2022
“Mediet e kontrolluara nga qeveria e Serbisë vazhdojnë dezinformimin pro-rus. ‘Putin nuk heq dorë asnjë centimetër, lufta përfundon kur Ukraina të heqë dorë NATO’, ‘Neonazistët ukrainas rrëmbyen 100 kamionistë serbë”, “Serbia kërcënohet me Maidan nga Carl Bildt, Januzs Bugajski dhe të tjerët”, ka reaguar Selimi. /Telegrafi/
https://twitter.com/albertspahiu/status/1498404759241379842