Site icon Telegrafi

Mediat më të mëdha botërore shkruajnë për ngjarjen e turpshme në Bukuresht: Skandal politik në Rumani

Nuk ka dyshim se ajo që ndodhi në Rumani ka qenë një skandal shumë i madh që ka bërë bujë në gjithë botën.

Tifozët rumunë me një urrejtje të pakuptimtë ndaj Kosovës prej fillimit të ndeshjes ofenduan në kor.

Në momentin që himni i Kosovës filloi, të gjithë fishkëlluan dhe filluan brohoritjet ‘Serbia, Serbia’.

Por në minutën e 18-të kur turma e tifozëve filloi të brohoras ‘Kosova është Serbi’ dhe të shpallet një banderolë me atë mbishkrim, futbollistët e Kosovës refuzuan të vazhdojnë ndeshjen, duke shkuar në zhveshtore pas vendimit nga gjyqtari.

Lexo po ashtu Federata rumune dënon sjelljen e huliganëve të tyre: Politika nuk ka vend në sport

Për skandalin e ndodhur në Arena Nacionala në Bukuresht kanë shkruar mediumet më të mëdha botërore përfshi ‘Marcan’ spanjolle, BBC e Anglisë dhe Corriere dello Sport të Italisë.

“Pavarësia e Kosovës njihet nga 100 vende, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, por Rumania është ndër vendet e pakta të BE-së që nuk e njohin. Mbështetësit rumunë gjithashtu ngritën një pankartë ku shkruhej “Bessarabia është Rumania” në të njëjtën anë të fushës me atë me anti “Mesazhi i Kosovës. Besarabia, e cila ka qenë pjesë e Rumanisë midis 1918 dhe 1940, është e ndarë midis Moldavisë dhe pjesëve të Ukrainës”, shkruan BBC .

Lexo po ashtu Në raste të tilla UEFA tregohet e rreptë, dënimi që pritet të marrin rumunët pas thirrjeve nacionaliste

“Përgjigja e pjesës tjetër të publikut në stadium ndaj ultrasve ishte shembullore. Me ndërprerjen e lojës dhe lojtarët në dhomën e zhveshjes, kur ultrasit filluan të thërrisnin ‘Rumani, Rumani’, pjesa tjetër e publikut iu përgjigj duke i ftuar. për të dalë ‘jashtë, jashtë’. Loja më në fund rifilloi pas më shumë se 50 minutash. Sigurisht, me një paralajmërim serioz: ‘Mos këndoni më emrat e fqinjëve tanë. Është paralajmërimi i fundit. Në të kundërt takimi do të pezullohet përgjithmonë”. Kishte në mes një tentativë për të evakuuar ultrasit… por nuk ia doli”, theksuan spanjollët nga Marca.

Lexo po ashtu Si erdhi deri te ndërprerja e ndeshjes Rumani - Kosovë, futbollistët tanë nuk lejuan të luajnë me banderola nacionaliste

Spanjollët e AS shkruanin: “Skandal politik në Rumani: lojtarët nga Kosova largohen nga fusha”.

Gazzetta dello Sport, botimi më i rëndësishëm i Italisë, shkroi: “Në Bukuresht, ultrasit brohorisnin Kosovë e Serbi. Gjyqtari pezulloi përkohësisht Rumaninë – Kosovën”. /Telegrafi/

Exit mobile version