Mesfushori kilian, Gary Medel është pothuajse e sigurt që të humbasë ndeshjen e së enjtes në Ligën e Evropës, dhe është gjithashtu në dyshim për Fiorentinën.
Medel u lëndua në gjysmën e parë të ‘Derby della Madonnina’ gjatë natës së mbrëmshme me një lëndim që dyshohet të jetë ndrydhje e gjurit.
Teste të tjera janë planifikuar për nesër(martë), por FCInterNews beson se kjo është pothuajse e sigurt se ai do të humbasë ndeshjen e së enjtes ndaj Hapoel Be’er Sheva, përcjell Telegrafi.
Kjo është një ndeshje e rëndësishme për Nerazzurrët, pasi ata janë në fund të Grupit K me vetëm tre pikë nga katër ndeshje të lujtura.
Përveç kësaj, është e mundshme që Medel të jetë jashtë edhe për ndeshjen tjetër të Serie A, udhëtimin e së hënës në mbrëmje te Fiorentina. /Telegrafi/