Site icon Telegrafi

Mbyllet Shtëpia e Bardhë për çështje sigurie

Shtëpia e Bardhë në Washington është mbyllur para pak minutash, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Mbyllja ka ndodhur pak minuta pasi në objekt ka hyrë presidenti amerikan, Barack Obama.

Reuters raporton shkurtimisht se arsyeja e mbylljes së Shtëpisë së Bardhë ka të bëjë me çështje të sigurisë, pa përmendur se cilat janë ato, transmeton Koha.net.

Shërbimi Sekret Amerikan thuhet se është duke hetuar një kërcënim të mundshëm në Fushën Veriore.

Exit mobile version