Site icon Telegrafi

Mbyllet protesta e Aleancës për Mbrotjen e Teatrit në Shqipëri e mbështetur edhe nga opozita

Pas më shumë se dy orësh tubim, është përmbyllur protesta e Alencës për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri, e mbajtur vetëm një ditë pasi u rrënua Teatri Kombëtar.

Kjo protestë nisi prej orës 16:30 dhe u organizua nga artistët dhe anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe opozita. Në protestë ndodhen ish-kryeministër Sali Berisha, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë e militantë të opozitës.

Në këtë protestë nuk munguan as tensionet në dy raste ku shpërthyen kapsolla. /TCH/

Exit mobile version