Llapi dhe Drenica i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 24-të në Superligën e Kosovës, pasi ndeshja përfundoi 3-3.
Llapjanët e filluan mjaftë mirë takimin, duke shënuar gol në minutën e 25-të me anë të Arbnor Ramadanit që gjuajti nga largësia.
Por, Drenica arriti që t’i barazonte shifrat 1-1 me anë të Eglentin Gjonit që shënoi me lehtësi brenda zonës në minutën e 45+3.
45 minutat e dytë kishin një ritëm edhe më të lartë të lojës, derisa ishte e vendosur nga mysafirët.
Skuadra nga Skenderaj e përmbysi rezultatin në minutën e 55-të me anë të Kreshnik Ukës, që përfitoi nga një gabim i Giacomo Navës.
Drenica vazhdoi me aksione të bukura dhe e realizoi edhe golin e tretë me Dionis Çikan (75’) që realizoi lehtas.
Skuadra që drejtohet nga Tahir Batatina arriti që të ngushtonte epërsinë e mysafirëve me golin e Engjëll Hotit në minutën e 82-të që realizoi nga distanca.
Por, vendasit nuk u ndalën me kaq dhe i barazuan shifrat në 3-3 me anë të Ahmed Januzit që shënoi me kokë në minutën e 88-të
Pas javës së 24-të, Llapi është në vendin e shtatë me 27 pikë, dy më shumë se Drenicaqë është në të nëntin. /Telegrafi/