Site icon Telegrafi

Mbyllet historia familjare: Robert Berisha ‘vijë të kuqe’ Tunës

Javën e kaluar, këngëtari Robert Berisha ishte në fokus të mediave lidhur me një deklaratë të tij të bërë në emisionin “Rudina”.

Ai tregoi se nuk flet dhe as nuk dëshiron të takohet me kunatën e tij, këngëtaren Tuna.

Ndërsa së fundmi, i ftuar në emisionin “Prive” për të rrëfyer më shumë mbi këtë ngjarje, këngëtari Berisha tregoi se është zgjedhje e tij se me kë dëshiron të flasë e të takohet e me kë jo.

Tutje, këngëtari shtoi se deklarata e tij mbase është keqkuptuar pak, pasi problemet e tij me Tunën janë personale, dhe nuk përfshihen e gjithë familja.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sipas Robertit, probleme të tilla në familje shqiptare ka plot, por të qenit figurë publike, bënë që një ngjarje e tillë të vihet më shumë re.

Ai tregoi se ka një lidhje shumë të veçantë me Patrisin, duke qenë se si vëlla i madh, gjithmonë ka ndjerë përgjegjësi ndaj tij.

Ndërsa sa i përket Tunës, Roberti edhe njëherë theksoi se janë dy njerëz me pole të kundërta, dhe që nuk dëshiron të takohet me të. /Telegrafi/

Exit mobile version