Kanë përfunduar gjashtë takime në kuadër të Kupës së Kosovës në fazën 1/16 e finales që filluan nga ora 12:30.
Vëmendja më e madhe ishte në dy takime, në mes të Kosovës së Prishtinës dhe Prishtinës, derisa Ballkani kishte punë me Dardanën.
Kampioni në fuqi nuk kishte aspak mëshirë për rivalin lokal, pasi u shënoi plotë gjashtë gola, derisa vendasit shënuan vetëm dy herë.
Ballkani në anën tjetër mori fitore minimale në udhëtim te Dardana, nuk fituar me epërsi minimale 1-0.
Më poshtë keni rezultatet e gjashtë takimeve të zhvilluara:
Flamurtari 1–0 Drenasi
A&N 5–1 Kika
Besa 0–2 Istogu
Onix 2–4 Llapi
Kosova VR 2–6 Prishtina
Dardana 0–1 Ballkani. /Telegrafi/