Nëse keni menduar ndonjëherë: “Hej, do të ishte mirë kur do të kisha mundësi të mbush telefonin apo tabletin vetëm duke e vendosur në tavolinë”, atëherë IKEA ka një zgjidhje të duhur për ju.
IKEA ka prezantuar muaj më parë Sjömärke, pajisjen pa tela që mbushë baterinë e tabletit apo telefonit, që do të punojë në çdo tavolinë, transmeton Telegrafi.
Sjömärke nuk vendoset mbi por nën tavolinë, e përforcohet me bulona me dimensione 18mm x 6mm. Tavolina duhet të jetë nga druri apo plastika për ta vendosur dhe bllokuar fushën magnetike, dhe duhet të ketë trashësi 8 mm deri në atë maksimale 22 mm.
Pasi ta montoni Sjömärke, e kyçni në rrymë, e mbi të vendosni “X” dhe telefoni juaj është i gatshëm që të mbushet në tavolinë.
IKEA ka njoftuar se kjo pajisje mat temperaturës për të shmangur mbingarkesën – e në treg do të dalin nga tetori dhe do të shiten për 40 dollarë. /Telegrafi/