Site icon Telegrafi

Mbrojtësja e ambientit Greta Thunberg, ishte favorite për Çmimin Nobel për Paqe – laureat i këtij viti, u shpall kryeministri etiopian

Kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed i është dhënë sot Çmimi Nobel për Paqen – duke mundur kështu, mbrojtësen e ambientit Greta Thunberg, që ishte favorite për të marrë këtë titull.

Nxënësja 16-vjeçare, e cila ishte e panjohur në Suedi, ku kishte lindur dhe jetonte, u bë drejtuese e një lëvizjeje globale, në pak më shumë se një vit, ndërsa u zgjodh si e preferuara e librashitësve për çmimin e këtij viti, transmeton Telegrafi.

Aktivistja ishte vlerësuar lartë, për kontributin e saj për nxitjen e një lëvizjeje në mbarë botën, kundër ngrohjes globale.

Kryeministri etiopian, laureat i këtij viti për Çmimin Nobel për Paqe

Megjithatë, Komiteti Norvegjez i Nobelit zgjodhi Abiy Ahmed, i cili në moshën 43 vjeç është lideri më i ri në Afrikë, që t’i bashkohet listës së fituesve të mëparshëm të çmimeve, si Nelson Mandela, Jimmy Carter dhe Mikhail Gorbachev.

Lexo po ashtu Kryeministri etiopian Abiy Ahmed fiton Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2019

Abiy tha sot se është se ndjehet i “nderuar dhe i tronditur”, duke shtuar se: “Ky është një çmim që i është dhënë Afrikës, i është dhënë Etiopisë, ndërsa unë mund të imagjinoj, se si çdo lider afrikan, do të ndjehet i nderuar dhe do t’i shërbejë për të mirë, në ndërtimin e procesit të paqes në kontinentin tonë”.

Komiteti vlerësoi përpjekjet e tij për të arritur paqe me Eritrean dhe për të forcuar stabilitetin në rajonet më të gjera të Afrikës lindore dhe veri-lindore si një ndër arsyet arsye kryesore.

Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata. Laureatit të këtij viti, çmimi me vlerë prej rreth 900,000 dollarë, do t’i jepet në Oslo në 10 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version