Martin Montoya thuhet se ka lënë kampin para-sezonal të Barcelonës për të përfunduar një transferim të lirë në Valencia.
Sipas Marca, Barça ka rënë dakord për të përfunduar kontratën e Montoyas, me mbrojtësin e djathtë që tani udhëton në Valencia në vend të Dublinit, ku Blaugranat do të përballen me Celticun në një miqësore të shtunën.
25-vjeçari, i cili u huazua për sezonin e kaluar te Inter dhe Real Betis, do të kryej fillimisht një test mjekësor para se të vënë nënshkrimin mbi letër.
Pavarësisht bashkimit me skuadrën e Barcelonës në Ishullin britanik, Montoya u largua nga seancat e fundit të trajnimit me kërkesë të trajnerit, Luis Enrique.
Ndryshe, mbrojtësi spanjoll asnjëherë nuk i ka përmbushur pritshmëritë e gjigantit katalunas. /Telegrafi/