Please enter at least 3 characters.

Mbi 16 milionë pëlqime - loja e këtyre katër çamarrokëve ka pushtuar internetin

2024/05/3485b454-fcba-49b6-8e88-cabbca0fb904.jpg

Të gjitha foshnjat janë të lezetshme, por katërshja Evelyn, Adeline, Daniel dhe David kohët e fundit pushtuan internetin.

Nëna e katër fëmijëve, Hannah Carmack, shkoi në TikTok për të treguar se si po luanin dhe qeshnin të gjithë së bashku.

Në një video të shkurtër që fitoi zemrat e shumë njerëzve, shohim një djalë duke bërë të qeshin vëllanë dhe dy motrat.

Kjo skenë preku dhe bëri shumë njerëz të qeshin. Videoja u bë shumë shpejt virale, duke mbledhur 99.7 milionë shikime dhe më shumë se 16 milionë pëlqime. /Telegrafi/