Telegrafi

Mbappe rikthehet në stërvitje te Franca – gjendja e tij befason të gjithë

Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitje te Franca, pas lëndimit të rëndë që pësoi në ndeshjen hapëse të Gjelave ndaj Austrisë.

Kishte shumë versione se hunda e thyer e sulmuesit francez do të duhej operuar, mirëpo 25-vjeçari duket se ka kaluar lehtë.

Mbappe po përgatitet për ndeshjen ndaj Holandës, mirëpo nuk është ende e ditur nëse do të jetë nga fillimi.

Lexo po ashtu Tjetër goditje për Francën pas lëndimit horror të Mbappes

Didier Deschamps shihet afër yllit më të ri të Real Madridit, ndërsa ky i fundit mbanë në fund disa fasha në hundë.

Mbetet të shihet se a do të luajë Mbappe nga fillimi, apo Deschamps do të shkojë për një opsion tjetër. /Telegrafi/