E ardhmja e Kylian Mbappes dhe Real Madridit duket e destinuar të përkojë në një të ardhme jo shumë të largët, diçka që Florentino Perez e di, pavarësisht parave të majme nga Emir Tamim bin Hamad Al Thani.
Nasser Al-Khelaifi i premtoi lumturi dhe shumë para verën e kaluar kur e nënshtroi në një presion të padurueshëm, gjë që e bëri sulmuesin të tradhtonte ëndrrën e tij të madhe si fëmijë, për të nënshkruar për klubin madrilen.
Megjithatë, ajo që ka qenë në të vërtetë është një dhimbje koke e vërtetë për Paris Saint-Germain dhe drejtuesit e saj, të cilët janë më të bindur çdo ditë për të humbur golashënuesin e tyre më të mirë të të gjitha kohërave.
Sipas Defensa Central, Mbappe dëshiron të largohet nga klubi parisien dhe këtë tashmë ia ka përcjellë Real Madridit, i cili shpreson që në një moment të marrë ‘galaktikun’ e shumëpritur.
Këtë e ka konfirmuar gazetari Manu Sainz, i cili ka bërë të ditur se ylli francez do të mbërrijë falas në verën e vitit 2024.
“Dëshira e tij do të ishte të largohej nga Parisi këtë verë, por klubi francez nuk duket i gatshëm t’i hapë derën, përveç një befasie të madhe. Kështu që gjithçka duket se tregon se atij do t’i duhet të presë deri në vitin 2024 për t’u bërë lojtar i lirë për Real Madridin”, ka thënë gazetari i AS.
💣 ¡Mbappé, en 2024!
💥 El francés ya ha transmitido al Madrid que desea jugar en el club blanco para verano 2024!
👉 Tendrá que llegar con la carta de libertad
🤔 ¿Cómo le vas a recibir? pic.twitter.com/q87yc7uj5S
— Diario AS (@diarioas) March 31, 2023
Lajmet e gazetarit janë të një rëndësie të madhe për presidentin Perez dhe Jose Angel Sanchez, pasi nëse Mbappe nënshkruan falas në qershor të vitit të ardhshëm, klubi i bardhë do të mund të tentojë edhe për Erling Haaland dhe të bëjë bashkë norvegjezin dhe francezin në Santiago Bernabeu.
Kjo lëvizje do të ishte ajo që pritej nga presidenti i Los Blancos nga ana e Mbappes, pasi në subjektin madrilen e kanë shumë të qartë se nuk duan të bëjnë gabimet e së shkuarës. /Telegrafi/