Site icon Telegrafi

Mbahet konferenca “Dhuna në familje dhe në baza gjinore: Thyerja e heshtjes”

Foto: Ilustrim

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Francës në Kosovë dhe UN Women, sot organizojnë konferencën “Dhuna në familje dhe në baza gjinore: Thyerja e Heshtjes”.

Kjo konferencë është pjesë e përgatitjes për Forumin Gjenerata Barazi, një mbledhje në nivel botëror dhe shumë palëshe për barazinë gjinore të organizuar nga Kombet e Bashkuara në mes të muajit maj dhe korrik 2020.

Konferenca do të hapet nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson dhe Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Shkrimtarja franceze Julie Denes do të ndajë përvojën e saj si ish-viktimë e dhunës në familje dhe luftës së saj për të drejtat e grave. Po ashtu, disa përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile do të ndajnë përvojat dhe reflektimet e tyre mbi dhunën ndaj grave.

 

Exit mobile version