Site icon Telegrafi

Mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për vitin 2022, shiten 15 milionë euro me kohëzgjatje 10 vjeçare

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 22 shkurt do të mbahet ankandi i dytë për vitin 2022 i letrave me vlerë.

Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milionë euro.

“Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version