Site icon Telegrafi

Matthaus: Ronaldo nuk e bënë Juventusin ekipin më të mirë në Evropë  

Prania e Cristiano Ronaldos mund të ndihmojë Juventusin të mbyllë boshllëkun me ekipet më të mira në Evropë, por nuk është garanci se ata do të fitojnë Ligën e Kampionëve, ka thënë legjenda gjermane Lothar Matthaus.

Ronaldo, 33 vjeç, udhëhoqi Real Madridin drejt trofeut të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve para se të largohet nga kryeqyteti spanjoll në drejtim të Juves.

Me këtë qëllim është transferuar edhe te Zonja e Vjetër, ky synimi i tij dhe i klubit të madh italian është kurorëzimi me trofeun më të madh evropian të ekipeve.

Lexo po ashtu Top 10 blerjet më të shtrenjta në Serie A këtë sezon

Megjithatë, ish-lojtari gjerman i Interit dhe Bayern Munichut, Matthaus, thotë se fitimi i garës më të madhe ekipore nuk është aq i lehtë sa disa besojnë, duke këmbëngulur se Ronaldo i vetëm nuk mund t’i kthej në ekipin më të madh evropian.

Lothar Mattheus

“Ronaldo nuk është më në moshën më të mirë për një futbollist”, ka thënë fillimisht Matthaus për Sport Bild.

 Ronaldo synon trofe me Juventusin (Getty Images)

“Mendoj se do të përqendrohet në Ligën e Kampioneve, ku mund të tregojë performancat e tij më të mira dhe këtë e bëri edhe vitin e kaluar te Real Madridi”.

Lexo po ashtu Sneijder: Juventusi nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve as me Ronaldon

“Me Napolin dhe Interin, ata kanë dy rivalë vërtetë të fortë në Serie A. Mendoj se kampionati italian do të jetë më emocionuese pas shtatë titujve të njëpasnjëshëm nga Juve, por do të jenë më i rrezikshëm për ekipet e mëdha në sajë të Ronaldos”.

“Në Ligën e Kampionëve, ata mund të afrohen me ekipet më të mira dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, por nuk do të thosha se Juventusi është në krye të nivelit të elitës për shkak të Ronaldos”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version