Site icon Telegrafi

Matthaus këshillon Ancelottin: Merr masa ose do kesh kaos total në skuadër

Legjenda e Bayern Munichut, Lothar Matthaus e ka paralajmëruar Carlo Ancelottin se është afër për të përjetuar një ‘kaos total’ në skuadër, nëse nuk merr masa drastike me lojtarët e tij.

Bavarezët nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira, teksa po kanë problem me lojën e tyre, por me lojtarët që nuk po luajnë dhe janë të pakënaqur.

Lexo po ashtu Nëse Ancelotti largohet, Nagelsmann është gati

Kështu, legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Matthaus është përkujdesur ta këshilloj trajnerin italian që të ndërmarr masa para se skuadra t’i shkaktoj një kaos total.

“Ka kohë të gjatë që nga kjo trazirë e madhe në Bayern. Punët në fushë nuk janë duke shkuar mirë dhe ju nuk mund të jeni të kënaqur me paraqitjet e skuadrës në këtë sezon”, ka thënë fillimisht Ancelotti për Bild.

Lexo po ashtu “Ancelotti ka nënshkruar me një ekip kinez, në janar largohet nga Bayerni”

“Ancelotti duhet të jetë më i ashpër tani, më i ashpër se sa që ka qenë gjatë një viti e gjysmë, përndryshe ai do të ketë një kaos total së shpejti”.

“Nuk e di nëse ai duhet ta bëjë këtë, ose nëse ai tashmë e ka bërë këtë”.

“Ancelotti duhet të ketë bisedime me ekipin, duhet të marrë ekipin e tij të përshtatshëm, gjithashtu duke punuar në mënyrën se si ata luajnë, duhet të disiplinojë lojtarët e tij dhe të luftojë kundër çdo gjëje që rrezikon suksesin”, përfundoi legjenda gjermane. /Telegrafi/

Exit mobile version